FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Itali/ 16-vjeçarja shqiptare vdes pas ankthit, nën hetim mjeku i Urgjencës

Mediat italiane njoftojnë sot se ka një të dyshuar për vrasje, lidhur me vdekjen e 16-vjeçares shqiptare Aurora Grazini nga Montefiascone, e cila u gjet e pajetë nga prindërit në shtratin e saj të shtunën në mëngjes.

I dyshuari është mjeku i Urgjencës. Hetuesit morën dokumentet dhe dëshmitë dhe raportin e dhomës së Urgjencës, ku vajza kishte shkuar disa orë para vdekjes së saj.

Po ashtu, karabinierët dëgjuan familjarët e saj që i kishin qenë pranë dhe morën tërë dokumentacionin. Po ashtu u krye autopsia e trupit të vajzës, që zgjati disa orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk përjashtohet mundësia që të bëhen analiza dhe në organet e brendshme për të përcaktuar nëse Aurora kishte lindur me ndonjë problem që nuk ishte diagnostikuar ndonjëherë dhe për këtë arsye qe injoruar nga mjekët e spitalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kuptim do të bëhen hetime dhe nëse vajza ishte viktime ë ndonjë reaksioni alergjik apo ndonjë ilaçi. Gjatë hetimit, do të kryhen edhe mostra për testet toksikologjike për të përcaktuar nëse vajza kishte marrë ndonjë substancë që mund të lidhej me vdekjen.

Sidoqoftë, hipoteza aktualisht përjashtohet sepse prindërit siguroheshin që kurrë të mos e linin vetëm Aurorën dhe e mbikqyrnin vazhdimisht.

Aurora të premten që shkoi kishte përjetuar një gjendje ankthi, një atak paniku. Ajo ishte dërguar menjëherë nga familja në Urgjencë, prej nga ku e kishin nxjerrë pas pas disa orësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?