Italia bllokon pajisjet mjekësore drejt Greqisë
Autoritet e Italisë kanë bllokuar sot në portin e Ankonës një sasi pajisjes mjekësore që do të dërgoheshin drejt Greqisë.
Bëhet fjalë për rreth 2 mijë pajisje mjekësore që përdoren për vetilimin mekanik të të sëmurëve me koronavirus.
Operacioni i Guardia Di Finanzza ka bllokuar pajisjet në zbatim të ligjit të ri në Itali, që ndalon nxjerrjen jashtë vendit të pajisjeve mjekësorë si; ventilatorë, maska kirurgjikale dhe çdo pajisje tjetër që lidhet me emergjencën e koronavirusit.
KOHA JONË SONDAZH

