Ja masat e marra për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

Policia e Lezhës njofton masat e marra për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 Qershor 2017.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka marrë një sërë masash teknike dhe organizative, për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë , dhe pas pelegrinazhit.

Sipas policisë, nga ora 08:00 datë 12 qershor 2017, datë 13 qershor 2017 ora 24:00, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë: Nga Kryqëzimi i Gjykatës-Kisha e Shna Ndout, Nga Kryqëzimi i Poliklinikës-Kisha e Shna Ndout, Nga Kryqëzimi i Gjimnazit-Kisha e Shna Ndout, Nga Pallati 113-Kisha e Shna Ndout.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik (autobus/taksi) të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësja, ambulanca dhe policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët. Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor. Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Policia e Lezhës kërkon mirëkuptimin e banorëve të Laçit, që të kufizojnë lëvizjen me mjetet e tyre në akset e qytetit të Laçit, për të shmangur trafikun dhe ngarkesën e mjeteve që ka në këto 2 ditë nga pelegrinazhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?