Ja mësuesi që ngacmonte nxënësen, kur i shkoi policia në klasë…(FOTO)
Mësuesi i matematikës në shkollën 9 vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kashar të Tiranës, është arrestuar pas denoncimit për ngacmim seksual të një nxënëseje të klasës së shtatë. Ai është Hasan Martani, 64 vjeç, i cili për një vit dilte në pension.
Martani ishte mësuesi kujdestar i vajzës 14-vjeçare J.H., ndërsa në këtë shkollë jepte mësim prej 9 vitesh. Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se Hasan Martani është arrestuar mesditën e së martës në ambientet e shkollës, me akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur.
Burimet thanë se përveç kallëzimit që i është marrë 14-vjeçares, prindërit e saj kanë dorëzuar si provë edhe disa mesazhe që ai i kishte dërguar vajzës në rrjetin social “Facebook”. Pavarësisht padisë dhe provave të paraqitura në polici nga pala tjetër, gjatë deklarimeve që ka dhënë në Komisariatin nr.6, mësuesi 64-vjeçar ka mohuar akuzën, shkruan “Panorama”.
Ai është shprehur se vajza mund ta ketë keqkuptuar në ndonjë veprim apo afrimitet që mund të ketë treguar me të, për shkak se ajo ishte nxënëse e mirë. Por sipas tij nuk ka ndodhur asgjë më shumë dhe veprime të tilla nuk i ka kryer asnjëherë gjatë karrierës së tij.


