Ja si parashikohet moti në 24 orët e ardhshme
Moti në 24 orët në vijim parashikohet me kthjellime dhe kalime vranësirash, më të dendura në ekstremin verior dhe zonat juglindore ku do të ketë edhe shira afatshkurtër. Orët e vona të pasdites dhe mbrëmja ri-sjellin kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.
Edhe dita e hënë mbetet me kthjellime deri në mesdite kur pritet zhvillim i vranësirave në territor por më të dendura në lindje dhe zonat malore jugore duke gjeneruar shira të përkohshëm. Pasditja dhe mbrëmja e së hënës ri-kthejnë motin e kthjellët në të gjithë territorin.

