Jeni të interesuar për viza në SHBA? Ja si mund të informoheni për procedurat
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një lajmërim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë për një vizitë në SHBA.
Në një njoftim në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ambasada bën me dije se çdo qytetar që do të informohet për të aplikuar mund të pyesë për çdo informacion çdo të enjte, ndërsa do të marrë përgjigje për çdo paqartësi.
“Po mendoni të aplikoni për vizë gjatë 2018-s? Keni pyetje rreth procesit të vizave? Më pyesni! Jam Anna! Do të jem këtu çdo të enjte gjatë gjithë vitit dhe do të jem më se e lumtur t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me vizat! #AskAnna #PyetAnën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

