Jeta e ish-agjentit grek: Montana, Rambo, aventura…(FOTO)
Efthymiou Efthymious, nga Arta e Greqisë është arrestuar nga policia si ekzekutori i Devi Kasmit. Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu tha:”Është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policë greke në vitet 1992-2012. Në 2012-ën, u përjashtua se u konstatua si trafikant i lëndëve narkotike”.
Efthymious rezulton aktiv edhe në rrjetet sociale, ku ka postuar fotografi që shpalonin jetën e tij aventuriere: Gjueti, klabe dhe momente relaksi buzë detit….
Efthymious gjithashtu ka shprehur në rrjetet sociale pëlqimin për klubin grek të futbollit Olipiaks, si dhe personazheve të kinematografisë si Toni Montana apo Rambo.


