“Jo vetëm largimin e Ramës”, aktivisti zbulon objektivin e protestës
Në ditën e 93-të të protestës, një prej aktivistëve deklaroi se kërkesat e protestuesve shkojnë përtej largimit të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se rrëzimi i qeverisë aktuale shihet vetëm si hapi i parë drejt një procesi më të gjerë ndryshimi politik dhe institucional.
“Kjo nuk është një protestë vetëm për rrëzimin e Edi Ramës. Rrëzimi i Edi Ramës është fillimi i procesit që do të vijë më pas dhe rrëzimi i Ramës është hapi i parë”, u shpreh aktivisti. Ai shtoi se protestuesit nuk do ta ndërprisnin qëndresën edhe në rast se, pas një largimi të mundshëm të kryeministrit, do të shpalleshin zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk do të ishin të mjaftueshme pa një ndryshim të thellë të mënyrës se si funksionon sistemi politik në vend. “Në rast se Edi Rama bie dhe nxiton të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme, ne do të jemi përsëri këtu. Sepse ne jemi për të ndërruar sistemin dhe jo thjesht emrin e kryeministrit”, deklaroi ai.
Mesazhi i përcjellë nga protesta është se objektivi i lëvizjes nuk kufizohet te ndryshimi i drejtimit të qeverisë, por synon një reformim më të gjerë të rregullave dhe mekanizmave të sistemit politik.
KOHA JONË SONDAZH

