Ju ka bërë përshtypje shprehja e Metës “Me qetësi dhe dashuri”, ja si e shpjegon Petrit Vasili
Shprehja e përsëritur herë pas here nga kreu i LSI, Ilir Meta, i zgjedhur si president i ri i vendit, “Me qetësi dhe dashuri” ka tërhequr jo pak vëmendje të qytetarëve. Madje është kthyer në një batutë e përdorur gjerësisht.
Në rubrikën “Këndi i Ekselencës” në studion e “News 24”, kreu i ri i LSI-së, Petrit Vasili, ka sqaruar se për çfarë arsye Ilir Meta e ka përdorur këtë shprehje.
“Nuk besoj se ndonjë njeri ka dilemë mbi qëndrimin e mbajtur nga LSI deri më tani. Nuk besoj se ndonjë ka dilemë se LSI nuk ka ndjekur një politike të paqte. Të gjithë e kanë perceptuar qëndrimin paqtues të LSI. Edhe deklarata e Metës “Me qetësi dhe dashuri”, tregonte se vendi ka nevojë për paqe. LSI ka shumë energji të mira. Po u bëmë bashkë mund të arrijmë gjërat pozitive. Unë në radhë të parë dua të shoh LSI forcë të parë. Jemi investuar kaq shumë në këtë drejtim. Ky mesazh pajtues kundër arrogancës, synon një Shqipëri më të qetë”, tha Vasili.

