Kamëz, 60 investime në 6 muaj drejt përfundimit me fondet e Bashkisë (FOTO)

Bashkia Kamëz vazhdon punën me intensitetin e lartë për realizimin e investimeve në territorin e saj. Janë 60 investime në 6 muaj, që po kryhen falë angazhimit maksimal të Bashkisë Kamëz dhe me fondet e saj gjendur përballë vetos qeveritare. Qeveria “Rama” në 4 vite nuk ka financuar 135 projektet e Bashkisë, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin dukshëm të jetesës së qytetarëve.

Falë punës dhe angazhimit maksimal të Bashkisë, infrastruktura urbane e qytetit është e pakrahasueshme me të kaluarën, po ashtu edhe me njësi të tjera vendore. Në çdo lagje ka investime të financuara nga Bashkia.

Gjendja e infrastrukturës urbane ka shënuar progres vit pas viti, duke qenë e pakrahasueshme me të kaluarën. Vetë kryebashkiaku Mziu është thuajse çdo ditë në terren për ndjekjen e punimeve përfshirë dhe rrugën “Demokracia” 7 km e gjatë që u vjen në ndihmë 50 mijë banorëve të Paskuqanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku Xhelal Mziu ka inspektuar punimet që po kryhen në rrugën “Abdi Bej Toptani”, ku po punohet intensivisht për ndërtimin e saj. Financimi i kësaj rruge është i gjithi nga të ardhurat e Bashkisë. Rruga ka gjatësi 1400 ml, me gjerësi 10 ml, dhe trotuare në të dyja anët e rrugës me nga 2 ml gjerësi. Kjo rrugë do të kthehet në një segment me parametra bashkëkohorë. Duke pasur parasysh kërkesat dhe nevojat e mijëra qytetarëve të zonës, në prioritetet e Bashkisë Kamëz për vitin 2017 ka qenë dhe ndërtimi i kësaj rruge me gjatësi të konsiderueshme dhe që ndikon si në aspektin social ashtu edhe në atë ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër investim i rëndësishëm i Bashkisë është edhe ndërtimi i Rrugës së Zanave dhe “Torino”, një standard më i lartë për infrastrukturën e lagjes Bathore 1. Edhe ky investim i vetëfinancuar nga Bashkia Kamëz do t’u vijë në ndihmë mijëra banorëve. Këto segmente rrugore shërbejnë për të lidhur një pjesë të rëndësishme të lagjes Bathore 1 me Bulevardin Blu.

Të tjera investime që janë inspektuar nga kryebashkiaku Xhelal Mziu janë rrugët “Butrinti”, “Pashtriku” dhe “Saranda”, “Coca-Cola” (vazhdim) në Laknas, “Liria” në Frutikulturë, ndërtimi i KUN-ve dhe rrugëve “Zgjimi” (vazhdim) dhe “Vodafone” në Valias etj. Vetë kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili ka inspektuar punimet në këto rrugë, ka bërë me dije se në gjashtë muaj janë realizuar nga Bashkia ose janë drejt përfundimit 60 projekte infrastrukturore.

Realizimi i këtyre projekteve sjell një impakt të jashtëzakonshëm social, si për banorët e zonës, ashtu edhe për ata që zgjedhin të kalojnë në këto segmente rrugore. Banorët dhe përfaqësuesit e bizneseve që ndodhen në këtë rrugë shprehen të kënaqur për realizmin e këtij investimi, duke falënderuar me këtë rast Bashkinë Kamëz dhe kryebashkiakun Xhelal Mziu.

Ky investim shtrihet në një zonë problematike në kohën e reshjeve, të cilat shkaktojnë përmbytje. Për këtë qëllim, Bashkia Kamëz ka ndërhyrë me anë të këtij investimi për të krijuar kushte më të mira jetese për qytetarët dhe për zhvillimin e bizneseve. Shqetësimit dhe kërkesave të komunitetit Bashkia Kamëz u është përgjigjur me punë, me investime publike dhe shërbime cilësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?