Kamp refugjatësh në Shqipëri? Voda: S’ka kërkesë nga BE

Zv.ministrja e Brendshmë Rovena Voda, deklaron se nuk ka kërkesë zyrtare nga ndonjë vend i BE-së apo vetë KE-ja për ndërtimin e një kampi emigrantësh në Shqipëri.

“Unë më duhet të jem korrekte, absolutisht për momentin nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare, apo njoftim zyrtar nga ndonjë vend i BE apo vetë KE për të ndërtuar një kamp për migrantët e ardhura nga vendet e treta apo refugjatët”

E njëjta përgjigje ishte edhe për pyetjen për mundësinë e ngritjes së një kampi për ish-luftëtarët e ISIS, që u hodh poshtë nga zv/ ministrja. Dje ishte Kryeministria, që mohoi lajmin se në vendin tonë mund të ndërtohet një kamp për refugjatët nga Lindja e Mesme apo Afrika Veriore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Voda tha se në Tiranë ka një qendër kombëtare, e cila është pritëse për azilkërkuesit. ”Ne kemi në Tiranë, nuk është kamp, është qendër kombëtare pritëse për azilkërkuesit, kjo në linjë për ligjin e azilit që është i përafruar me acqui-t të BE-së”, tha Voda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?