Kancelari Scholz shfaqet në publik me sy të maskuar si pirat
Aktualitet Bota E Hënë, 4 Shtator 2023 12:48
Kancelari gjerman Olaf Scholz është shfaqur me sy të fashuar, dy ditë pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes.
Ndonëse gjendja nuk duket fare e mirë, kancelari i cili e ka postuar foton në “X” ka bërë dhe pak humor me pamjen e tij, duke i ftuar dhe ndjekësit për meme.
“Kushdo që është fajtori… Mirëpres të gjitha memet. Faleminderit për të gjitha mesazhet. Duket me keq se sa është në të vërtetë!”, shkruan Scholz.


