Kapen 62 kg kanabis në stan, pranga 74-vjeçarit, në kërkim dy djemtë e tij

Një person është arrestuar dhe dy djemtë e tij janë shpallur në kërkim, pasi u kapën me 62 kilogramë kanabis sativa.

Operacioni i koduar “Shadow-2” u zhvillua në Lapardha të Vlorës. Lënda narkotika u gjet në një stan në pronësi të shtetasit Tahir Aliaj.

Policia sqaron se: Më datë 10.05.2017, në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në “Planin e Veprimit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndeve narkotike,  pas kontrollit të ushtruar në stanit e shtetasit Tahir Aliaj në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, Policia e Vlorës ka konstatuar dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva. Lënda narkotike ishte e vendosur në 3 bidona plastikë, të fshehura në territorit e këtij stani, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 62 kilogramë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me këtë ngjarje, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të pronarit të stanit, si dhe ka shpallur në kërkim dy djemtë e tij :

Swiss Digital Mobile Reklama

1-  Tahir Aliaj, 74 vjeç (arrestuar)

2-  P. A., 43 vjeç (në kërkim)

3-  B. A., 43 vjeç (në kërkim)

Po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” neni 283/2 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?