Kapen me 80 mijë euro kokainë, arrestohet shqiptari me gruan e tij italiane

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane së bashku me të dashurën e tij, pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Në pranga ka rënë shqiptari 38 vjeçar si dhe e dashura e tij italiane rreth 50 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Dy personat u kapën në dalje të autostradës Brescia Centro, ndërsa po lëviznin me një mjet tip “Fiat Bravo”. Gjatë kontrollit të mjetit nga policia u gjetën dhe sekuestruan 800 gram kokainë, e cila kap një vlerë rreth 80 mijë euro, raportojnë mediat italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga ishte e ndarë në pako dhe e mbështjellë me letër celofoni. Dy të arrestuarit nuk janë të panjohur për policinë, pasi rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia vijon hetimet për persona të tjerë të përshirë në prodhimin dhe trafikimin e drogës.
Screenshot004

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?