Kapet 1.7 ton kanabis në Greqi, 7 minoritarë të arrestuar
Aktualitet E Hënë, 3 Maj 2021 12:33
Policia greke ka bllokuar një kamion me 1 ton e 699 kg drogë e llojit kanabis sativa. Mësohet se Kamioni kishte destinacion vendet e Europës Veriore. Në pranga kanë rënë 7 shtetas grekë, të cilët thuhen se janë minoritarë nga Shqipëria. Po kështu, policia sekuestroi edhe 20 mijë euro, një automjet, dy peshore dhe një sasi të vogël kokaine.

