Kapet drogë e madhe në Itali, vlera 14 milionë euro
Sekuestrohet në brigjet italiane një gomone e ngarkuar me 1.5 ton kanabis, origjina e të cilës ende nuk është përcaktuar.
Dy trafikantët kanë rënë në pranga nga Guardia di Finanza, agjentët e të cilës po prisnin momentin e zbarimit të mjetit lundrues në tokën italiane. Në pranga kanë rënë dy trafikantët e ngarkesës të cilët janë nga Brindizi.
Gomonia rreth 15 m e gjatë dhe me dy motorë, ra në sytë e agjentëve pasi këta të fundit po patrullonin detin mes Brindisit dhe Barit, më konkretisht në koordinatat që njihen si rrugë detare nga ku trafikohet drogë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe më pas zbarkohet në brigjet e Puljas.
Me të mbërritur në brigje, trafikantët kanë nisur shkarkimin e lëndës narkotike, në një kohë kur po survejoheshin nga karabinierët.

