Kapet hajduti i banesave. I riu qëllon me breshëri automatiku
Afrim Idic akuzohet për 3 vjedhje të ndodhura brenda pak ditësh.
Një 35 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për grabitje në banesa dhe dyqane në qytetin e Durrësit.
1.Më datë 11.04.2017, në lagjen Nr. 11 dyshohet se ka vjedhur 5 000 lekë në lokalin, Internet – kafe më pronësi të shtetasit F.I. 26 vjeç, banues në Durrës.
2. Më datë 28.04.2017, në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka vjedhur 1 000 lekë më banesën e shtetases M.B. 63 vjeçe.
3.Më datë 28.04.2017, në lagjen Nr. 14, dyshohet se ka vjedhur një aparat telefoni celular në banesën e shtetases V.K. 46 vjeçe.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/ 2 të Kodit Penal.
Po dje një 25 vjeçar ka qëlluar në ajër me breshëri automatiku . Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Ali Beqja” në Manëz.
I. A. 25 vjeç, banues në Manëz,Durrës pasi ka qëlluar në ajër është larguar

