Kapet hajduti i telefonave, vidhte qytetarët nëpër rrugët e Tiranës
Policia e Tiranës arreston një 39 vjeçar me akuzën e vjedhjes së telefonave.
Erind Vogli, 39 vjeç është arrestuar në kuadër të operacionit “Taktika”. Akuzohet për vjedhjen e 4 telefonave celularë brenda 5 ditëve.
“Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:
-Datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
-Datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.
-Datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huawei, në pronësi të shtetases H. Q.
Datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- Një telefon i markës HTC
- Një biçikletë e markës Gial
- 3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

