Kapet një gomone me 1.7 ton drogë në brigjet italiane, në pranga 3 shqiptarë

Një gomone me 1.7 ton marijuanë dhe armë u pikas nga policia italiane dhe u bllokua, teksa janë arrestuar edhe 3 të rinj nga Vlora. Gomonia me drogë u kap nga policia në San Foca, Lecce gjatë një aksioni mbrëmjen e djeshme.

Të arrestuarit janë 3 shqiptarë nga Vlora, 25 vjecare, inicialet e dy prej te cileve jane S.O. dhe S.A.. Ishin forcat ajrore të Guardia di Finanza që po vëzhgonin kufijtë kur kanë pikasur një varkë e cila ishte duke transportuar 1.7 tonë kanabis drejt brigjeve italiane.
Anijet e Guardia di Finanza nisën ndjekjen, pasi trafikantët u përpoqën që t’i shpëtonin autoriteteve në det të hapur. Ndjekja përfundojë pak milje larg bregut të San Foca di Melendugno.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?