Kapet një nga tre shqiptarët e arratisur nga paraburgimi në Greqi

Një nga tre shqiptarët të arratisur nga paraburgimi në Greqi është kapur nga policia greke. Shqiptari u kap në zonën Menidi në Athinë, ndërsa mësohet se ishte ndaluar për trafik droge.

Policia greke është vënë sot nën alarm pas arratisjes së 4 të dënuarve nga komisariati Petrou Ralli në vendin fqinj.

Arratisja e 4 personave, mes tyre 3 shqiptarë dhe një gjeorgjian, ndodhi gjatë mesnatës. Sipas informacioneve të para të mediave greke, të burgosurit prenë hekurat e dritave të qelive të tyre në katin e dytë të burgut dhe përdorën çarçafë për të zbritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihet se si të burgosurit arritën të çajnë hekurat e dritareve. Tre shqiptarët e arratisur, janë dënuar për vrasje dhe trafik droge. Më herët policia arriti të kapë gjeorgjianin. Policia është në kërkim të dy shqiptarëve të tjerë të cilët vijojnë të jenë në arrati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?