Kapet skafi me 600 kg drogë në Itali/ Alibia e dy shqiptarëve: Na u prish motori dhe…
Policia italiane ka sekuestruar rreth 600 kilogram kanabis në provincën e Pulia, ndërsa në pranga janë vendosur 2 shqiptarët H. R dhe D.B, 35 dhe 26 vjeç.
Droga u zbulua pranë një skafi gjatë një operacioni të Guardia di Finanza.
Sipas mediave italiane shqiptarët kanë hedhur drogën në det sapo kanë pikasur praninë e oficerëve të Guardia Do Finanza.
Nëse lënda narkotike do të shitej në treg kap vlerën prej 6 milionë euro.
Dy shiptarët e arrestuar i thanë policisë se ishin prej disa ditësh ne det, pasi kishin defekt me motorin e mjetit.
Skafi ishte 10 metra i gjate dhe e pergatitur per transport droge.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 21 pako të mbështjella mirë me një peshë totale 590.95 kilogram marijuanë.
Shqiptarët akuzohen për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa policia italiane vijon hetimet për persona të tjerë të implikuar.

