Katastrofë natyrore: Tirana nën ujë (Pamje me “dron”)
Vendi është në një katastrofë natyrore. Përmbytja e disa zonave, bllokimi i qindra banorëve, shkatërrim dhe bëme kolosale, janë një bilanc i motit të fuqishëm që ka mbërthyer vendin.
Motit me reshje të dendura, nuk i shpëtoi as kryeqyteti. Madje, mbrëmjen e kaluar, autostrada Tiranë-Durrës u bllokua tërësisht, ndërsa mëngjesin e sotëm u bë i munduar kalimi vetëm në njërin krah të autostradës.
Top Channel ka siguruar një video të filmuar me “dron”, e cila tregon përmbytjen në zonën e autostradës, pranë edhe një qendre tregtare, e cila u përmbyt mbrëmjen e kaluar.


