Katër ish-ushtarakët shqiptarë heronj në Londër, shpëtuan 130 jetë!

Katër shqiptarë janë në mesin e 15 personave që po konsiderohen heronj në Londër pasi kanë arritur të shpëtojnë jetën e qindra personave që ishin klientë në lokalin ku ata punojnë, gjatë sulmit terrorist që tronditi parmbrëmë Londrën.

Mark Stembridge, pronari i restorantit, ka rrëfyer për “Huffington Post” se stafi i tij ka ndihmuar njerëzit që të hynin në ambientet e brendshme të lokalit, duke i shpëtuar nga tragjedia.

Klientët po darkonin në tarracën e lokalit, por punonjësit kanë ruajtur qetësinë duke i ofruar atyre ndihmë dhe duke i strehuar në vend të sigurt. Stafi i ka mbajtur klientët të mbyllur brenda ambienteve të restorantit, deri në mbërritjen e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stafi i mbrojti klientët mbi tarracë pasi kishin parë tre burra me thika në duar që i ishin drejtuar restorantit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pronari i shprehet mjaft mirënjohës stafit të tij, mes të cilëve ishin katër emigrantët shqiptarë.

Mark Stembridge, pronari 54 vjeçar rrëfen se shqiptarët kanë qenë më parë në ushtri, dhe ndaj ditën ta përballojnë shumë mirë një situatë të tillë.

 “Ishte e frikshme, askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Tre djem aziatikë zbritën drejt kafenesë duke bërtitur. Ata kishin dalë nga furgoni dhe po vinin me shpejtësi drejt nesh. Ne kishim rreth 130 njerëz jashtë në tarracë. Stafi i mbrojti të gjithë klientët dhe të tre djemtë u tërhoqën. Pastaj ata shkuan drejt Borough Bistro ku dëgjova disa njerëz që ulërinin. Stafi im është i madh dhe reaguan shumë shpejt. Nëse nuk do të ishte për ta, klientët mund të kishin humbur jetën”, shtoi ai.

Tre terroristë i morën jetën 7 personave dhe lanë 48 persona të tjerë të plagosur, 21 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi një furgon përplasi disa kalimtarë në urën e Londrës. Në një kohë që persoa të tjerë sulmonin me thika.

Tre terroristët u vranë nga autoritetet britanik me breshëri armësh menjëherë pas sulmit, përgjegjësinë e të cilit e ka marrë ISIS.(Express)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?