Katër shqiptarë arrestohen me 300 mijë euro marijuanë
Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë një kontrollit të kryer në një shtëpi në Bibione Udine, policia ka sekuestruar 36 kg marijuanë, 42 gram kokainë, 2 armë “Skorpion” të prodhimit çekosllovak.
Hetimet ndaj grupit kanë nisur nëntorin e vitit të shkuar ndërsa ishte marrë informacione për shitje të lëndëve narkotike jashtë ambienteve të shkollave.
Hetuesit gjetën se marijuana blihej tek një shpërndarës droge për llogari të një bande shqiptare.
Në pranga kanë përfunduar shqiptarë Sokol Pali, 32 vjeç, Hisni Sheshi, 37 vjeç, Ilirjan Isufi, 35 vjeç dhe Anisa Mema, 30 vjeçe.
Tre të parët janë lënë në burg në Pordenone, ndërsa për gruan është vendosur arresti shtëpiak. Në nëntor të vitit të shkuar, u arrestuan dy bashkëshortë shqiptarë, të cilët posedonin gjashtë kg marijuanë, që shitej jashtë shkollave në Udine, ndërsa veprimtaria e grupit kishte bazën në Bibione.
Policia e Udines ka sekuestruar në një banesë më shumë se 22.000 euro para të gatshme, ndërsa lënda narkotike e sekuestruar do të sillte një fitim prej 300 mijë eurosh.
Droga e sekuestruar
Droga e sekuestruar
Droga e sekuestruar
Droga e sekuestruar
Droga e sekuestruar
Droga e sekuestruar
/Ora News

