Kavajë/Sakja në terren: Bashkia në gadishmëri, ofron ambiente për të prekurit (VIDEO)
Situata në qytetin e Kavajës pas 24 orëshit të fundit nga përmbytjet që kanë përfshirë vendin, duket se po shkon drejt normalizimit. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, bën me dije se të gjitha mjetet dhe punonjësit e bashkisë janë në terren në ndihmë të komunitetit. Mësohet se bashkia ka zhbllokuar disa zona brenda në qytet dhe po vijon punën në vatra të tjera.
Sakja ka nguar të falenderojë qytetarët që në këto ditë të vështira, nuk kanë kursyer ndihmën për familjet e prekuara nga përmbytjet dhe që janë gjendur krah bashkisë. “Ju faleminderit nga zemra për solidarizimin që po tregoni ndaj thirrjes së bashkisë për të ndihmuar me batanije e veshmbathje të dëmtuarit”,-thekson Sakja.
Nga ana tjetër, bashkia ka gati ambientet për qytetarët që shtëpitë e tyre janë të pabanueshme për shkak të përmbytjeve. Nuk ka munguar as shpërndarja e ndihmave mbrëmjen e djeshme, ku ka vijuar edhe gjatë gjithë ditës së sotme.
“Bashkia ka bërë gati disa ambjente për qytetarët që nuk mund të rrinë me në banesat e tyre si edhe po organizon shpërndarjet e mjeteve të nevojshme për ato familje që kanë dëme. Ju jam mirënjohës për solidarizimin që po tregoni ndaj bashkëqytetarëve. Ju siguroj se bujarisë suaj do t’i përgjigjemi vetëm me punë e përkushtim”,shkruan Sakja në facebook.
Për të gjithë qytetarët që janë në rrezik, bashkia ka vënë në dispozicion edhe numrat e shtabit të emergjencës që janë pranë bashkisë Kavajë:
069 203 0316
069 258 6141
https://www.facebook.com/isa.sakja/posts/10155510905501636?pnref=story


