”Kazani me kapak”, Boçi ironizon Ramën: Aroma e qelbur që…
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, në një postim në facebook, ironizon konferencën e kreu të qeverisë me gazetarët. Duke përmendur fjalën ”Kazan”, Boçi thotë se Rama harron se kjo nuk është lojë fëmijësh, por politikë e pisët e të rriturëve.
”Ai që në fakt pa këtë kazanin e vet nuk do mund të ishte asnjë ditë sot kryeministër. Ai që e gatoi, që e drejton dhe që njëkohësisht bën si i viktimizuar. E në këtë lojë nuk ka rëndësi ia heq kapakun apo ia vendos kapakun kazanit. Aroma e qelbur e propagandës së tij të shpon hundët, pavarësisht erëzave moderne e europiane që ai hedh”,-shkruan Boçi.
Statusi i plotë
“Kupa me kapak, kupa pa kapak”,-ka qenë një nga lojërat e fëmijërisë për të testuar aftësinë e rrjedhshmërisë gjuhësore. Zakonisht sfidën e kërkonte ai që zotëronte kupën.
Sot e dëgjova nga Kryeministri në variantin ”Kazani me kapak, kazani pa kapak”. Po kjo nuk është më lojë fëmijësh politikë por politikë e pisët të rriturish. Sfidën e drejton kazanxhiu.
Ai që në fakt pa këtë kazanin e vet nuk do mund të ishte asnjë ditë sot kryeministër. Ai që e gatoi, që e drejton dhe që njëkohësisht bën si i viktimizuar. E në këtë lojë nuk ka rëndësi ia heq kapakun apo ia vendos kapakun kazanit.
Aroma e qelbur e propagandës së tij të shpon hundët, pavarësisht erëzave moderne e europiane që ai hedh. Duhet hequr ai që e komandon me lugën e tij të madhe e gjuhën e gjatë kazanin që i shërben tash sa vite. Megjithatë aq sa futet minareja ne thes aq futet dhe e vërteta në kazan…Një ditë kazanxhiun do e përpijë kazani i vet.

