Këlliçi tha se ministri Hoxha ka fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, reagon zëdhënësi: Janë të pavërteta
Zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtmen, Alteo Hysi ka hedhur poshtë publikimet e shpërndara në rrjetet sociale, ku pretendohet se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka përdorur një gjuhë fyese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Reagimi vjen pas publikimit të një bisede nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ku sipas tij, ministri Hoxha i referohet shqiptarëve atje me fjalë denigruese. MEPJ thekson se komunikimi i paraqitur nga deputeti i PD-së është i sajuar.
Reagim i Zëdhënësit të MEPJ, Alteo Hysi
Zëdhenësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për publikimet e shpërndara sot në mediat sociale, të cilat pretendojnë të paraqesin komunikime të brendshme, por që në fakt janë të pavërteta. Ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Komunikimi i servirur publikut është paqenë.
Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend.
Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre.
Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme.
KOHA JONË SONDAZH

