Këmbimi valutor/ Euro dhe Dollari në të njëjtat vlera. Forcohet Paundi

Këtë të mërkurë monedha e Eurozonës shfaqet sërish e qëndrueshme duke u këmbyer me 121.7 lekë.

Ndërkaq edhe Dollari Amerikan ka ndaluar rënien duke u kuotuar edhe sot në nivelin e 107.3 lekëve sikurse ditën e djeshme.

Ndërsa Paundi Britanik është forcuar sot me 0.5 pikë duke kapur vlerën e 136.5 lekëve, sipas të dhënave të Credins Bank.

Swiss Digital Desktop Reklama

Franga Zvicerane ka zbritur në nivelin e 108.2 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian nuk kanë pësuar ndryshime dhe vazhdojnë edhe sot të këmbehen me përkatësisht 80.8 lekë dhe 74.5 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?