Kërcënohet Basha? Kreu i PD-së shton numrin e trupojave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas tensioneve politike dhe këmbënguljes për të mos marrë pjesë në zgjedhje, ka shtuar edhe eskortën e tij të shoqërimit.

Burime nga selia blu pohojnë për BË se shtimi i masave të sigurisë ka ndodhur pas disa sinjalizimeve, që mësohet se i janë dërguar kreut demokrat

Nuk dihet shkaku i vendimit, as nëse kryedemokrati Basha ka marrë kohët e fundit mesazhe kërcënuese, qe e kane bërë të nevojshme shtimin e eskortës, apo jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që tashmë dihet, është fakti që truprojat e kreut të PD-së, Basha janë shtuar. Truproja te tij janë punonjës të një policie private dhe jo efektivë të Gardës së Republikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hera e fundit që kryedemokratit iu shtua eskorta ishte pas mesazheve kërcënuese që mbërritën në adresë të tij nga Emiljano Shullazi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?