Kërcënoi me armë bashkëshorten, pranga 49-vjeçarit
Një 49 vjeçar nga Peqini është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kanosur me armë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, ndërsa në pranga u vu shtetasi Beqir Sinani 49 vjeç.
Policia sqaron se: “Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, në fshatin Grykësh i Madh Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë kanosur me një arme gjahu gjysëm automatike bashkëshorten e tij shtetasen L.S,43 vjeçe, duke qëlluar në ajër brenda ambienteve të shtëpisë si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Grupi hetimor sekuestroi armën e gjahut në cilësinë e provës materiale”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

