Kërcënon me sopat komshiun, arrestohet 30 vjeçari në Durrës
Aktualitet E Diel, 23 Maj 2021 06:24
Policia e Durrësit ka arrestuar një 30 vjeçar i cili ka kërcënuar me sopat komshiun e tij. 20 vjeçari A.M ka denoncuar në polici komshiun e tij Besnik Xhaferraj, se e ka kërcënuar për ta vrarë me sopat.
Menjëherë pas denoncimit, policia ka vënë në pranga 30 vjeçarin B.Xhaferraj. 30 vjeçari ka goditur me sopat një makinë dhe ka dëmtuar një banesë, dhe më pas i është drejtuar komshiut të tij. Tashmë mbi të rëndon akuza e kanosjes.

