Kërkoi lehtësimin e masës, gjykata lë sërish në burg Orest Sotën
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në burg Orest Sotën, biznesmenin që u kap me 863 mijë euro në makinë, dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në seancën e sotme gjyqësore, 25-vjeçari kishte pretenduar për një dënim më të lehtë, por trupi gjykues ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, duke e lënë pas hekurave.
Pas këtij vendimi ai do të qëndroj sërish në burg, për akuzën “Fshehje të ardhurash” dhe “Pastrimin e produktit të veprës penale”.
Sota u ndalua pak kohë më parë në Elbasan, ku pas kontrollit në makinë iu gjet sasia e konsiderueshme e parave, për të cilat tha se do t’i përdorte për të blerë hekur.
Ndërsa për lejet e drejtimit të ish-ministrit Tahiri, i riu tha se ato ishin harruar në makinën e tij nga shoferi i deputetit.

