FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këshilli Bashkiak mban një minutë heshtje për Dorina Kukën, Veliaj: Një nga koleget më energjike

Këshilltarët Bashkiakë të Tiranës mbajtën ditën e sotme një minutë heshtje për Dorina Kukën, këshilltaren e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.

Në mbledhjen e parë pa Dorinën, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe anëtarët e Këshillit nderuan kolegen që u largua në moshë fare të re, vetëm 35 vjeç. Veliaj tha se Këshilli do të ndihmojë përmes një kontributi financiar familjen e këshilltares së ndjerë.

“Ka qenë vërtet një situatë e vështirë të humbësh një nga koleget më energjike të skuadrës sonë. Unë besoj fort se ky raport njerëzor është përtej raportit politik, përtej punës së përbashkët; ne nuk jemi njerëz që thjesht bëjmë një punë, ne jemi një familje. Në mbledhjen tjetër do kemi përgatitur edhe një material të plotë, për të një trajtim financiar për shpenzimet e familjës së motrës sonë. Besoj është në dinjitetin tonë që të tregojmë solidaritet me këdo në këtë qytet”,-u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorina Kuka ishte nënë e dy fëmijëve të vegjël.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?