FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Killeri Julian Sinanaj rrëfen. Gjyqtarin Konomi e vranë për pronat. Porosia u dha nga Durrësi

Sipas tij, gjyqtari u vra për shkak të konflikteve për pronën, ashtu siç dhe dyshohej. Skerdilajd Konomi, gjykatës i rrethit gjyqësor Vlorë, u ekzekutua në Vlorë gjatë një atentati të tipit mafioz në 9 shtator 2011 (Foto e madhe). Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Gjykatësi Konomi, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa krimi shkaktoi një tronditje të fortë në publik, për ashpërsinë e ekzekutimit, si dhe mesazhi që u përçua nga krimi. Paraardhësit e Konomit kanë pasur prona në Hamallaj të Durrësit dhe pas dëshmisë së Sinanajt, përforcohet ideja se ai është vrarë pikërisht për këtë arsye.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?