Kishte kthyer bahçen në parcelë kanabisi, policia e Fierit i prish planet 23-vjeçarit (Foto)

Policia e Fierit ka arrestuar një 23-vjeçar nga Divjaka, për akuzën kultivim të bimeve narkotike.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit në bahçen e tij janë gjetur të kultivuara 26 fidanë bimë narkotike, kanabis, ndërsa u arrestua Arman Lami 23-vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, Divjakë.

NJOFTIMI I POLICISË
Në bazë të Planit të Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, për zbulimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë kontrollet e pandërprera në gjithë territorin e Qarkut Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i kontrrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në fshatin Këmishtaj, pranë banesës së shtetasit Armand Lami, në baçen e tij u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 26 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Armand Lami, 23 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, Divjakë.

Materialet proceduriale do i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?