Kjo urë në Korçë rrezikon të shembet nga momenti në moment, devijohet qarkullimi
Në Korçë dalja nga shtrati i lumit Devoll rrezikon të shembë një urë në aksin Zemblak Pustec. Njëra këmbë e urës po bie.
Policia dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve në këtë aks sepse pritet të shembet nga momenti në moment, informon Ora News.
Ura ka pësuar deformim dhe për të shmangur rrezikun për jetët e njerëzve qarkullimi është devijuar në rrugën dytësore.
Mësohet se nuk lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të lehtë dhe të rëndë. Ura është amortizuar për shkak të vjetërsisë por edhe për shkak të ujërave të rrëmbyeshëm, duke e kthyer në rrezik për banorët e zonës.
“BalkanWeb” sjell pamje nga ura e Zemblakut.

