Klosi: Sfida jonë, 10 milionë turistë brenda një viti
Gjatë fjalës së tij në samitin e investimeve në turizëm, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u shpreh se po investohet nga veriu në jug në fushën e turizmit.
Ministri tha se 10 marka ndërkombëtare zgjodhën të investojnë në Shqipëri, ndërsa përmendi edhe ‘Prestige Resort’ si një nga kompanitë që ka investuar në turizëm dhe ofron shërbimin më të mirë. Sipas Klosit, sfida e sotme mbetet arritja e 10 milionë turistëve në një vit.
“10 marka ndërkombëtare zgjodhën të investojnë në Shqipëri. Prestige, Royal, Prince, janë dhjetëra kompani me qindra dhoma në bregdetin shqiptar që presin turitët në Shqipëri me shërbimin e tyre. 115 hotele kanë marrë leje në 6 mujorin e parë. Nuk jemi mbledhur sot këtu vetëm për ti thënë çdo sipërmarrësi vendas dhe ndërkombëtare se keni bërë investimin e duhur, por mbi të gjitha jemi këtu për të marrë përgjegjësinë e këtij zhvillimi të vrullshëm.
Modeli pa model për të gëzuar fitimi të menjëhershëm është ezauruar dhe sfida jonë e sotme është 10 milionë turistë brenda një viti. Qeveria ka bërë ndërhyrje në sektorët jetikë. Sfida 10 milionë turistë jonë është puna. Sa do punojmë ne për të realizuar të 365 masat. Po investohet nga veri në jug për turizmin. Shqipëria të bëhet destinacion europian turistik. Nuk duhet të lejojmë investime pa model. Sot propozojmë modelin e qarte me 5 pika. Kemi përcaktuar 6 destinacione nga veriu në jug. Arsyet se pse turisti i huaj duhet të zgjedhë Shqipërinë dhe jo konkurrentët tanë. Sot kemi 92 pozicione të cilat kanë shpëtuar ende si prona shtet, por ato duhet të zhvillohen”- tha Klosi.

