Koalicioni anti-IS dhe NATO pezullojnë stërvitjet e trupave irakiane

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, ka pezulluar trajnimin e forcave irakiane për shkak të rritjes së rrezikut, pas sulmit ajror të SHBA-së që la të vdekur një gjeneral iranian. Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, e cila këtë informacion e ka parë në një letër të cilën e ka shkruar ushtria e Gjermanisë.

Kjo agjenci ka raportuar se një zyrtar i lartë gjerman u ka shkruar një letër ligjvënësve të vendit të tij, duke i njoftuar se gjenerali amerikan, Pat White kishte vendosur të rrisë nivelin e mbrojtjes për trupat e vendosur në Irak. “Prandaj, stërvitja për forcat e sigurisë irakiane dhe forcat e armatosura në mbarë Irakun është pezulluar përkohësisht”, ka shkruar gjenerali gjerman, Erich Pfeffer, në letrën drejtuar anëtarëve të komisioneve të mbrojtjes dhe marrëdhënieve me jashtë të Bundestagut.

“Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet partnere të përfshira në trajnimet në Irak”, shtoi ai. Gjermania ka rreth 120 trupa të vendosur në Irak. Edhe zëdhënësi i NATO-s, ka konfirmuar se aleanca ka pezulluar misionet e trajnimit në Irak. NATO kryen trajnime dhe ofron këshilla për forcat irakiane. Ushtria amerikane njoftoi më 3 janar se ka vrarë Qasem Soleimanin, udhëheqësin e forcave elite iraniane Quds, gjatë një sulmi me dron në aeroportin e Bagdadit, gjë që shkaktoi zemërim të madh në Teheran. Forcat Quds nga SHBA-ja konsiderohen organizatë terroriste dhe Uashingtoni ka thënë se gjenerali Soleimani ka orkestruar disa sulme vdekjeprurëse në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?