Kodheli prezanton kandidatët: Kukësi, Tropoja e Hasi do votojnë për Shqipërinë që duam
E deleguara e kryesisë së PS dhe kryesuese e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli ishte sot për të prezantuar kandidatët e këtij qarku për deputetë. Fillimish në qytetin e Kukësit, Kodheli prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste për këtë zonë Safet Gjici. Në fjalën e saj Kodheli u shpreh e nderuar që ështe pjesë e listës së këtij qarku me histori, bujari, njerëz të mënçur dhe trima të besës siç i cilësoi ajo kuksianët, hasjanët dhe tropojanët.
Kodheli, e cila kryeson listën e PS në qarkun e Kukësit, shprehu mirënjohjen dhe përgjegjësinë e saj për lidershipin dhe kryesinë e Partisë Socialiste, për besimin e dhënë për drejtimin e një qarku me ‘domain’ të djathtë. Ajo u shpreh e bindur se qyetarët e këtij qarku, ashtu si e gjithë, Shqipëria do të dinë të zgjedhin për të ardhmen e tyre, për Shqipërinë që duam, me punë, shtet dhe mirëqënie. Ndërsa ka garantuar se do të jetë një ndihmesë, një shtytëse, kërkuese pranë qeverisë për zgjidhjen e kërkesave dhe nevojave që qytetarët kanë. Ndërsa Gjici në fjalën e tij u shpreh se do të punojë fort që në Kukës të rriten investimet e qeverisë si dhe do të hapen më shume vende pune. Kandidati për deputet Gjici u shpreh i bindur se fitorja e këtij viti do të jetë e jashtëzakonshme.
“Si ogurin e parë të mirë te kësaj fushate, kemi faktin që Ministren Kodheli nga një tifoze e përhershme e Partizonit, e kthyem në tifoze të Kukësit”, ka deklaruar Gjici. Mimi Kodheli ndaloi dhe në bashkinë e Hasit për të prezantuar kandidatin socialist Agron Geca. Duke iu referua mjekut Geca, Kodheli u shpreh se “vlerat dhe kontributi i dhënë prej tij për komunitetin hasjan janë të mëdha”. Ndërsa vetë kandidati Geca e cilësoi nder dhe privilegj përfaqësimin e hasjanëve në Kuvend. Ai tha se “investimet e bëra nga qeveria në këtë zonë janë të konsiderueshme por ne s’do ti lëmë me kaq. Në do të punojmë fort”, vijoi Geca,- “për të prezantuar projekte dhe për të thithur më shume fonde, për të hapur më shumë vende pune dhe për të rritur mirëqënien tonë”

