Kokainë dhe kanabis në lokalin e natës, pranga 7 personave në Korçë

7 persona janë vënë në pranga në një lokal nate në Korçë, nën akuzë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga janë vënë:

·   Armando Kokot, 18 vjeç,

Swiss Digital Desktop Reklama

·   Mario Kokot, 22 vjeç, (vëllezër)

Swiss Digital Mobile Reklama

·    Leodin Rungo, 37 vjeç,

·    Johan Mukollari, 42 vjeç,

·   Agron Berisha, 44 vjeç,

Gjithashtu është arrestuar:

·    Aleks Kostreci, 44 vjeç, banues në Korçë, pronar i këtij lokali, pasi akuzohet se ka përshtatur ambientet për shitje të lëndëve narkotike.

Si dhe truproja e sigurisë në këtë lokal:

·   Elton Liço, 46 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet  se  ky i fundit ka njoftuar shtetasit e lartpërmendur për ardhjen e Policisë, të cilët pas marrjes të këtij sinjali kanë tentuar të fshehin lëndën e dyshuar narkotike .

Lokali ndodhej në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë.

Në afërsi të tavolinës ku ndodheshin shtetasit e mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi.

Po në lidhje me këtë rast, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonimik-Financiar, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases :

·   E.K, 26 vjeçe, banuese në Korçë, (bashkëshortja e pronarit) pasi dyshohet se ka punësuar persona në mënyrë të paligjshme dhe akuzohet për fshehje të pasurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?