Kolaudonin makinat jashtë kushteve teknike, arrestohen inspektorët

Dy inspektorë teknikë pranë “SGS Auto Albania Kukës” janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Në pranga kanë rënë Ermal Islamaj, 32 vjeç, dhe Bujar Syla, 44 vjeç, të dy banues në  Kukës

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në kuadër të hetimit proaktiv një mujor, këta shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme kalonin automjetet të llojeve të ndryshme në kolaudim, kundrejtë pagesës, jashtë kushteve teknike” informon policia e Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të K.Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?