Konflikti në Siri – Rithehet “paqja” në Aleppo, lejohet evakuimi i rebelëve

Rikthehen shpresat për evakuimin paqësor të rebelëve në Alepo. Një ditë pasi armëpushimi u prish, duket se marrëveshja është arritur sërish.

Konfirmimi ka ardhur nga rebelët e opozitës siriane të cilat kanë njoftuar se marrëveshja e armëpushimit me forcat qeveritare në Alepon lindore është sërish në fuqi.

“Një armëpushim i ri ka hyrë në fuqi rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe evakuimi pritet të nisë mëngjesin e së enjtes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia e lajmeve Reuters citon një burim zyrtar të ketë thënë se “operacioni i organizuar për largimin e rebelëve të armatosur nga Alepo lindore tashmë ka filluar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se konvoji i parë i njerëzve të plagosur tashmë kishte filluar të lëvizë nga Alepo lindore drejt pjesës perëndimore.

Sakaq nga ana e ushtrisë qeveritare në Aleppo dhe Rusisë ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse është rikthyer në fuqi armëpushimi i arritur më herët me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?