Kongresmeni amerikan: SHBA-ja të qëndrojë me Kosovën, Blinken t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Kongresmeni republikan Zach Nunn ka reaguar ndaj DASh në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Nunn ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë me Kosovën.

“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-ve,  të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka shkruar Nunn në Twitter.

Ai ka shtuar se sekretari Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?