Kontroll bizneseve në plazhe – ISHSH inspektime në resorte, hotele, restorante, hane

Të gjithë bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre sezonal në bregdet apo në zonat malore ku ka turistë do të inspektohen nga task-forca për cilësinë e shërbimit të tyre. Në këto kontrolle përfshihen resortet, hotelet, restorante dhe hanet. Për kundravajtësit parashikohet gjobë deri në mbyllje të aktivitetit.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor si pjesë e task-forcës  për kontrollin subjekteve tregtare në zonat turistike nis inspektimet në zonat bregdetare dhe malore.

Kryeinspektori, Eltar Deda, thotë se në sitën e kontrolleve intensive do të kalojnë të gjithë bizneset që ofrojnë shërbime ndaj pushuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eltar Deda:Fokusi i tyre do të jenë plazhet, hotelet, të gjitha subjektet e akomodimit të pushuesve, hotelet-bar, restorantet, hanet dhe të gjitha që frekuentohen gjatë kësaj periudhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në inspektimet e para, bizneseve u janë lënë një sërë rekomandimesh.

Në rastin e inspektimeve nga autoritet shëndetësore fokusi i punës është higjena, cilësia e ushqimeve, uji.

Eltar Deda: Jemi në kontroll të kësaj situate, kemi bërë inspektimet e para, kemi lënë detyra dhe në të njëjtën kohë do ta monitorojmë këtë si periudhe edhe gjatë ushtrimit të tyre të frekuentimit nga qytetarët të këtyre ambjenteve.Fakti që funksionojmë si taskë-forcë dhe me organet tatimore dhe ato të pushtetit vendor do të thotë që nuk do të ketë asnjë subjekt që është sezonal që të mos inspektohet nga ana jonë.

Për kundravajtjet, parashikohen masa administrative gjobë deri në heqjen e liçencës së ushtrimit të aktivitetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?