Kontrollet nga ajri, Conti: Këtë vit nuk janë identifikuar parcela me kanabis

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike, Drejtues i Lartë Altin QATO, zhvilluan një takim me Policinë Italiane, Guardia di Finanza dhe Benecon, në kuadër të ndjekjes së zbatimit të protokollit operativ për fluturimet ajrore me avion të posaçëm të Guardia di Finanza-s, për identifikimin e parcelave të kultivuara me Cannabis, në territorin e Shqipërisë.

Kolonel Giovanni Conti, konfirmoi se deri tani bazuar në fluturimet ajrore (rreth 23 orë fluturim), që përbëjnë 1/5 e gjithë orëve të misionit të fluturimeve për vitin 2017, nuk janë identifikuar parcela të kultivuara me Cannabis Sativa. “Kjo është një arritje e madhe dhe tregon punën e shkëlqyer parandaluese, të bërë nga Policia e Shtetit”,-u shpreh Kolonel Giovanni Conti.

Komandanti i Guardia di Finanza-s në Shqipëri, Kolonel Luca De Paolis, theksoi edhe një herë se ka kaluar pothuajse një muaj që nga fillimi i zbatimit të protokollit operativ, dhe çdo gjë po shkon sipas planifikimeve paraprake.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga analiza e punës së përbashkët të kryer deri tani, kemi marrë një rezultat pozitiv, përsa i përket organizimit dhe zbatimit të protokollit operativ”,-tha ndër të tjera z. De Paolis.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, theksoi se Policia e Shtetit është duke e kryer me përkushtim punën e saj, me një vendosmëri dhe angazhim të plotë për të vazhduar monitorimet.

“Jemi në periudhën paraprake të kultivimit dhe do të duhet të presim deri në muajin korrik 2017, për të qenë më të sigurt në shpalljen e një fitoreje ndaj një fenomeni që padyshim kërkon përpjekje të mëdha nga ana e të gjithëve ne. Nuk do të ketë asnjë stepje, asnjë tërheqje, por do të forcojmë akoma më tej bashkëpunimin jo vetëm nga ajri dhe toka por edhe nga deti, për të parandaluar dhe goditur me ashpërsi, qoftë tentativat e kultivimit të bimëve narkotike”,- u shprehur Drejtori i Përgjithshëm.

Pas takimit, Çako së bashku me Drejtorin e zyrës së Policisë italiane, Uci Albania, Kolonelin Giovanni  Conti dhe drejtuesit e tjerë nga pala italiane dhe Policia e Shtetit, zhvilluan një vizitë në laboratorin e ngritur për misionin e fluturimeve nga ana e Policisë Italiane në Shqipëri, që tashmë është i plotësuar edhe me pjesën universitare, qendrën BENECON, për përpunimin në kohë reale të të dhënave të mbledhura nga fluturimet ajrore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?