KQZ miraton: Në zgjedhje 3.5 milionë vota

Për zgjedhjet e 18 qershorit do të prodhohen 3 milionë e 518 mijë e 295 fletë votimi, prodhim i cili pritet të nisë gjatë së martës. Ky vendim u mor unanimisht në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila zgjati vetëm 1 minutë.

“KQZ vendosi të miratojë sasinë e fletëve për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi kryetari Denar Biba. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demorkatike në KQZ, Ivi Kaso konfirmoi që PD do ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin për miratimin e fletës së votimit.

Ende nuk është bërë e ditur dita e ankimimit, por referuar Kodit Zgjedhor, Partia Demorkatike ka 5 ditë kohë për t’iu adresuar gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?