“Krahët me shenja të nxira”, edukatorja i dhunoi pas një zënke dy fëmijët e kopshtit (Detaje)
Më datën 30 maj fëmijët kanë thënë se gjatë ditës kur ishin duke luajtur me shokët kanë pasur një zënkë dhe ka ndërhyrë edukatorja duke i qëlluar. Ka mjaftuar kjo arsye që ata të nesërmen të refuzonin të shkonin në kopsht.
Por me sa duket ngjarja është ripërsëritur edhe të nesërmen dhe nënat kanë parë shenja të nxira në krahët e fëmijëve.
Pasi është berë kallëzimi në polici, efektivët e komisariatit nr. 2 kanë sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar sekuencat e dhunës së edukatores ndaj fëmijëve.
Menjëherë policia ka bërë shoqërimni e saj si dhe ka marrë në pyetje stafin e kopshtit. Po ashtu po verifikohen fëmijët e tjerë nëse ka pasur raste të tjera dhune apo jo.

