Kreshnik Spahiu: Lulzim Basha gati të pranojë paketën “McAllister”

Aleati i Lulzim Bashës, Kreshnik Spahiu dha një deklaratë surprizë në emisionin “Të Paekspozuarit”. Sipas Spahiut, kryedemokrati Basha është gati të ulët sërish në bisedime dhe të pranojë paketën e ofruar nga negociatori gjerman David McAllister.
 
Spahiu: Basha është shumë i vendosur për të pranuar paketën “McAllister”, ndërsa Rama nuk ka qënë dakord. Basha është i hapur që të vazhdojë dialogun me paketën e negociatorit gjerman David McAllister.
 
Arlind Qorri: Unë nuk kam frikë sot as Edi Raëm as Lulëzim Bashën.
 
Lubonja: Duhet t’i kemi frikë, pasi politika ka kapur sistemin e drejtësisë. Opozita do të hyjë në zgjedhje apo jo? Basha është i sigurt pasi PD; do të hyjë në zgjedhje pasi të plotësohen kushtet e saj. Opozita nuk është kundër zgjedhjeve. Vetë PS, e ka lënë vetë një shteg për tu tërhequr nga zgjedhjet, pasi vetë PS, është rregjistruar jashtë afateve të Kodit Zgjedhor. Socialistët kanë përdorur një truk, pasi i kanë dorëzuar me vonesë listën e zgjedhjeve, për të lënë një hapsirë që anulimi i zgjedhjeve të vijë nga Kolegji Zgjedhor, pasi sipas tij kolegji kontrollohet nga Saliu dhe PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?