Kreu i KQZ-së takim me kreun e KiE në Tiranë: Bashkëpunim për zgjedhje të lira e të ndershme
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri takoi Kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukrich.
Qëllimi i takimit ishte bashkërendimi i projekteve që KQZ po zhvillon me mbështetjen e Këshillit të Evropës në plotësim të nevojave të KQZ-së për zgjedhjet e datës 25 qershor 2017.
Duke e falenderuar për bashkëpunimin permanent, Kryetari i KQZ-së Klement Zguri e vlerësoi si shumë të rëndësishëm mbështetjen e organizmave ndërkombëtarë, si Këshilli i Evropës, për të arritur organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve me standarde ndërkombëtarë dhe të besueshme jo vetëm nga faktori politik, por edhe nga qytetarët shqiptarë.
Nga ana e tij, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, Neukrich u shprehu gadishmërinë e Këshillit të Evropës për të vijuar mbështetjen ndaj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

