Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet pedofili 66-vjeçar (Emri)

Policia e Vlorës ka arrestuar një 66-vjeçar të dënuar nga Gjykata me 4 vite e 5 muaj burg, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë me të mitur. Në pranga ka rënë Gjergji Memokondaj, 66 vjeç, banues në fshatin Babicë.

Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar një person në kërkim të dënuar me 4 vite e 5 muaj burg! Arrestohet shtetasi Gjergji Memokondaj, 66 vjeç, banues në fshatin Babicë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Gjergji Memokondaj, pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.
Vepër penale për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin nr.593, datë 03.12.2014, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 5 muaj burg.

NGJARJA SIPAS GJYKATES SE LARTE:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetësja R.M. e moshës 15 vjeç (ditëlindje 12.01.1998) jeton në fshatin Babicë e Madhe me gjyshen e saj shtetasen Festime Halilaj. Gjyshja e saj Festime Halilaj bashkëjeton me të gjykuarin Gjergji Memokondaj dhe të tre së bashku jetojnë në të njëjtën banesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka rezultuar se më datë 11.10.2013 në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja R. M. e cila ka kallëzuar për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101/1 i K.Penal, të gjykuarin Gjergji Memokondaj.

E dëmtuara, kallëzuesja, sipas saj, gjatë kohës që ka qëndruar në këtë banesë ajo është përdhunuar nga bashkëjetuesi i gjyshes së saj i gjykuari Gjergj Memokondaj. Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se në muajin gusht të vitit 2013, në kohën që ka qenë në banesë vetëm me shtetasin Gjergji Memokondaj, ky i fundit ka filluar ta prekë në pjesët intime të trupit e mandej e ka zhveshur, meson “Panorama”.

Ajo e ka kundërshtuar duke lëvizur nga vendi ku ishte ulur dhe ka shkuar dhe është ulur në një divan tjetër në dhomën e ndenjes. Ai i është afruar përsëri dhe e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë duke filluar ti zbërthejë pantallonat. Pasi e ka zhveshur i ka kapur me forcë duart dhe i ka zënë gojën me njërën dorë për të mos bërtitur dhe pa dëshirën e saj ka filluar të kryejë marrëdhënie seksuale dhe duke i thënë vazhdimisht: “mos bërtit se do të të rrah”.

Pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai e ka kërcënuar që të mos tregonte dhe pasi ka veshur pantallonat ka dalë në oborr. Në dëshminë e saj e dëmtuara shpjegon se shtetasi Gjergji Memokondaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të jashtë dëshirës së saj duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi të si dhe duke e kërcënuar që të mos tregonte.

Nga aktet e administruara provohet se në lidhje me sa i kishte ndodhur e dëmtuara i ka treguar një shoqes së saj, shtetases S. H. si dhe të dashurit të saj shtetasit E. P, të cilët e kanë këshilluar që të shkonte në polici dhe të shpjegonte për sa i kishte ndodhur. Dëshmia e te dëmtuarës dhe faktet e rrethanat e treguara prej saj konfirmohen edhe nga dëshmitë e shtetasve Festime Halili, S.H dhe E.P.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, Prokuroria e rrethit gjyqësor Vlorë ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të të gjykuarit Gjergj Memokondaj, duke e akuzuar për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga N.110/1 K.Penal.

Në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij i gjykuari Gjergji Memokondaj, gjatë hetimeve paraprake si dhe gjatë gjykimit e ka pranuar faktin që ai ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen R.M, por sipas tij kjo ka ndodhur me dëshirën e të dëmtuarës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?